TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë iu përgjigj disa pyetjeve me interes, të cilat kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.
Mes tjerash, ai u pyet se sa është numrin e efektivëve të policisë, të cilët kanë dalë në transkriptet e aplikacioneve të komunikimeve Enchro Chat dhe Sky Ecc.
Për këtë Dumani nuk dha një numër të saktë, por tha se pothuajse në çdo material ka emra efektivësh të përfshirë.
“Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”, tha ai./ abcnews.al