Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjiganti Kumbulla, tani edhe në “radarët” e Juventusit?

schedule10:26 - 20 Tetor, 2019

schedule 10:26 - 20 Tetor, 2019

Marash Kumbulla është në rrugë të mbarë. Një ditë më parë Hellas Verona u mposht nga Napoli dhe mbrojtësi i Shqipërisë ishte titullar, bashkë me dardanin Amir Rrahmani. Skuadra e Ancelottit shënoi dy herë dhe në fund skuadra e dy shqiptarëve doli e mundur.

Në mediat italiane ndërkohë ka shumë fjalë në lidhje me të ardhmen e 19-vjeçarit. Fiorentina është lakuar si opsion, ndërkohë që më parë është përmendur edhe Napoli. Këta të fundit, nëse realisht e duan, ditën e djeshme kanë pasur mundësinë ta shohin në fushën e blertë.

Tanimë lakohet edhe Juventusi si opsion. Me shumë mundësi kjo edhe prej deklaratës së babait të Marashit, Lin Kumbulla. Për Gazzetta Dello Sport, disa ditë më parë shprehej: “Fusco dëshironte ta merrte tek ekipi U23 i Juventusit, por Verona nuk hoqi dorë nga ai. D’Amico më tha se ky do të ishte viti i Marashit. Agjenti i tij, Gianni Vitali, i qëndron pranë dhe ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me Veronën”.

Paraqitjet e mira të Kumbullës sigurisht që do të sjellin shumë zëra merkatoje, si këto të fundit që e përfshijnë mbrojtësin në listën e lojtarëve në vëzhgim nga Juventusi. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, veçse do studiohej kundërshtari i radhës, Napoli, bardhezinjtë do të kishin mundësinë ta shihnin nga afër Kumbullën.  E kanë parë apo jo, mbetet të zbulohet në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!