Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Elbasan, viktima është vëllai i deputetes së PS-së

schedule08:52 - 20 Tetor, 2019

schedule 08:52 - 20 Tetor, 2019

Zbulohet identiteti i personit që mbeti viktimë mbrëmjen e djeshme në një aksident në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për 42- vjeçarin Elton Maçolli, i cili punonte si pilot helikopteri në bazën ajrore të Farkës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është tentativa për parakalim të gabuar e automjetit tip “Seat”, me të cilin udhëtonte viktima, ndaj një kamioni.

Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi ka vdekur në vend. Gjithçka ka ndodhur rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan. Mësohet se 42-vjeçari Maçolli është vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti. /ABC NEWS 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!