Po flitet prej shumë muajsh për një transferim të mundshëm të Christian Eriksen te Real Madrid, por zhvillimet e fundit në merkato, pritet ta bëjnë edhe më të vështirë këtë transferim. Fillimisht, ishte skuadra e Bayern Munchen që u përfol për të siguruar firmën e yllit danez, ndërsa sot, mësohet se edhe PSG është futur në garë.
Mediet franceze raportojnë se drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë shumë lojtarë që janë në muajt e fundit të kontratës, sidomos mesfushorë, pasi duan të përforcohen sa më shumë në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Tekniku Tuchel vuan nga alternativat në mesfushë, aty ku shpeshherë ka aktivizuar mbrojtësin Marquinhos.
Pasi siguroi Ander Herreran me parametra zero, PSG kërkon të transferojë edhe Eriksen me të njëjtën strategji, duke i ofruar një pagë të majme fantazistit. Real Madrid duhet të veprojë më shpejt dhe me futjen e PSG-së në garë, basti është rritur./abcnews.al