Shkëlzen Berisha dëshmitar i domosdoshëm? Fatmir Mediu flet pas seancës në GJKKO për Gërdecin

schedule10:24 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 10:24 - 27 Dhjetor, 2023

“Secili duhet të flasë, të deklarojë të vërtetën ashtu sic është,” – kështu u shpreh ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në përfundim të seancës në GJKKO lidhur me shpërthimin në Gërdec.

“Secili duhet të flasë, të deklarojë të vërtetën ashtu sic është. Nuk I kërkoj asnjë lloj njëanshmërie por të tregojnë të vërtetat në raport me ngjarjet e Gërdecit, raportet që kanë përpiluar dhe aktet që kanë zbatuar. Është shumë e rëndësishme të rithirren personalitetet ushtarake. Nuk janë personalitete që kanë qenë jashtë marrëdhëniet me ministrinë e mbrojtjes. Kanë punuar në nivelin politik, dhe po ashtu që FA të jenë forca të NATO-s. Të shohim edhe një herë deri në fund për të shmangur cdo lloj keqkuptimi të ndarjes së rolit të civilëve me atë të ushtarakëve përndryshe do ecim me konceptin e vjetër, ushtria është partia.” Tha Mediu, ndërsa komentoi edhe dëshminë e Shkëlzen Berishës në seancë.

“U duk qartë edhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës, se ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Mediun, nuk ka asnjë marrëdhënie me Fatmir Mediun në raport me këtë process, këto janë insinuata të qëllimshme që janë ngritur dhe prokuroria e di si fakt.”, në vijim, Mediu apeloi edhe një herë të gjithë punonjësit të dëshmojnë lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

“Ndjej keqardhje për të gjithë punonjësit e minsitrisë së Mbrojtjes, në këtë klimë presioni njerëzit do përpiqen të shohin atë që është interes i vet, dhe jo I të vërtetës, por e kërkova edhe në gjykatë që dëshmitë që kanë bërë të konsiderohen në mënyrë që të dalë e vërteta.” -tha ai.