Manchester United ka arritur të marrë një fitore fantastike në “Old Trafford” falë një përmbysje magjepëse ndaj Aston Villa me rezultatin 3-2.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për miqtë, ku në minutën e 21’ shënoi fillimish McGinn, e më pas në minutën e 26’ dyfishoi shifrat Dendoncker.
Manchester United nuk u dorëzua, pasi “djajtë” përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 59’, Garnacho rihapi sfidën duke shënuar golin e 1-2. Më pas, në minutën e 71’, argjentinasi Garnacho arriti të shënonte përsëri duke barazuar rezultatin.
Por nuk mbeti me kaq, pasi danezi Rasmus Hojlund ka shënuar golin e tretë duke përmbysur kështu shifrat. Me këtë rezultat, Manchester United renditet tashmë në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Aston Villa humbet mundësinë të renditet i pari së bashku me Liverpool, pasi tashmë ndodhen në vendin e tretë me 39 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin Manchester United-Aston Villa 0-1
Shikoni golin Manchester United-Aston Villa 0-2
Shikoni golin Manchester United-Aston Villa 1-2
Shikoni golin Manchester United-Aston Villa 2-2
Shikoni golin Manchester United-Aston Villa 3-2