U zbulua me ardhjen e teknikut Sylvinho, por është kthyer në një nga protagonistët e Kombëtares “kuqezi” dhe jo vetëm. Anësori i mbrojtjes, Mario Mitaj, prodhim i akademisë së “gjigantëve” grek të AEK, po shkëlqen gjithashtu edhe në Premier League-n ruse, ku falë performancave të tij, me skuadrën e Lokomotiv Moscoë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve me histori në futbollin evropann.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave kroate dhe atyre ruse, skuadra e Dinamo Zagreb është gati të japë miliona për Mario Mitajn e mesa duket kontaktet e para mes dy klubeve kanë nisur dhe pritet që gjithçka të mbyllet në merkaton e janarit.
Për kartonin e 20-vjeçarit, “gjigantët” kroatë të futbollit kanë gati një ofertë prej 4 milionë eurosh, shifër kjo që mund të rritet, pasi kampionët në fuqi të Kroacisë janë prej kohësh tashmë në kërkim të një anësori të krahut të majtë të mbrojtjes. /i.m /abcnews.al