Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mbajtur mbrëmë ceremoninë “Laureatët 2023”.
Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi “Fadil Vokrri”, që i takon futbollistit me arriturat më të mira me ekipin e tij dhe me kombëtaren.
Ky çmim u fitua nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Kujtojmë se Rrahmani këtë vit fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin./ h.ll/abcnews.al