Dovedan: Barazim i drejtë, na penalizoi dëmtimi i Guindo

schedule16:12 - 19 Tetor, 2019

schedule 16:12 - 19 Tetor, 2019

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas ndeshjes me Luftëtarin foli në një lidhje direkte me emisioni “Gol pas Goli” në Supersport. Kreu i pankinës së Bylisit mendon se barazimi ishte rezultati më i drejtë, ndërkohë që thekson se u kushtëzuan nga dalja e Guindo nga loja.

“Rezultati është i drejtë. Nuk kam asgjë për arbitrin, penalltia për ne ishte e pastër, tha fillimisht tekniku i ballshiotëve.

“Që në fillim humbëm Guindo, i cili është një nga lojtarët më të fuqishëm në sulm. Ra loja jonë pa të. Ai e tërheq ekipin përpara. Sigurisht që në sulm është kryesori dhe varemi prej tij”, përfundoi Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!