Evertoni vinte në përballjen me West Ham për katër humbjeve rresht. Ekipi nga Liverpuli u ndihmua nga dy supergola për t’u rikthyer te suksesi.
Bernard zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të. Braziliani mori një top në zonë nga Walcott dhe u tall me mbrojtjen dhe portierin e “Çekiçëve”. Vendasit administruan rezultatin deri në minutat shtesë, teksa dyfishuan me anë të Gylfi Sigurdsson.
Islandezi kreu një driblim të bukur dhe lëshoi një “predhë” të pakapshme për portierin mik. Kjo fitore e ngjit Evertonin në vend të 12-të me 10 pikë, ndërsa West Hami numëron dy pikë më shumë.
Everton – West Ham 2-0
(Bernard 17′, Sigurdsson 90+2′)