Rusia e ka “humbur Ukrainën përgjithmonë” dhe nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e saj të luftës, pavarësisht përpjekjeve masive ushtarake që ka bërë që kur pushtoi vendin shkurtin e kaluar, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“I gjithë qëllimi i këtij pushtimi ishte të parandalonte Ukrainën të bashkohej me NATO-n dhe Bashkimit Europian. Ukraina tani është më afër se kurrë me NATO-n dhe Bashkimin Europian”, theksoi ai.
“Kjo është një humbje e madhe strategjike për Rusinë. Presidenti Putin e ka humbur Ukrainën përgjithmonë,” shtoi ai, duke iu referuar faktit se Rusia e ka konsideruar Ukrainën pjesë të sferës së saj të influencës për dekada.
Stoltenberg refuzoi të komentojë perspektivën e një mandati të dytë për Donald Trump si president i SHBA-së, pasi ish-presidenti aktualisht kryeson pjesën tjetër të kandidatëve republikanë në sondazhet për nominimin e partisë. ndërsa ka mbetur më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Gjatë mandatit të Trump si president i SHBA-së, tensionet me NATO-n janë rritur, veçanërisht për shpenzimet e mbrojtjes.
“Jam i bindur se kushdo që zgjidhet president, SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit transatlantik”, përfundoi Stoltenberg.
/abcnews.al