Një urdhër i menjëhershëm evakuimi për kampin e refugjatëve el-Bureij dhe pesë lagje të tjera aty pranë u lëshua të premten nga zëdhënësi ushtarak izraelit Avichay Adaree, i cili udhëzoi banorët të arrinin në qytetin e afërt Dir el-Balah për sigurinë e tyre.
Këto udhëzime nënkuptojnë se ushtria izraelite tani po fillon gjithashtu të manovrojë në sektorin qendror të Rripit të Gazës. Adraee specifikoi se në zonën Khan Yunis (në sektorin jugor të Rripit) ka luftime intensive.
Për pasojë, trafiku në arterien Sallah e-Din mbetet i bllokuar. Për lëvizjen e civilëve midis Dir el-Balah dhe Rafah (në skajin jugor të Rripit), Adraee tha se ata mund të përdorin rrugën bregdetare.
Brenda Rafah, ushtria do të respektojë një pezullim prej katër orësh të armiqësive, midis orës 10:00 dhe 14:00 me orën lokale, për të lejuar popullsinë të grumbullojë ushqime./abcnews.al