Dëmtimi i Tommaso Pobegas është serioz dhe i rëndë. Mesfushori italian u dëmtua gjatë ndeshjes Milan-Monza, dhe tashmë do u mungojë rreth 4 muaj “kuqezinjve”, me këta të fundit që po vuajnë jo pak nga dëmtimet këto kohë.
Mesfushori 24-vjeçar iu nënshtrua ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale në tendinë, me operacionin, që u krye në Finlandë nga kirurgu Lasse Lempainen, në prani të mjekut të Milan, Dario Donato dhe doli me sukses.
Pobega pritet të rikthehet në dispozicion të teknikut Pioli gjatë fundit të prillit të ardhshëm, gjithmonë nëse rikuperimi shkon mirë për mesfushorin italian të “Djajve”, me këta të fundit, që tashmë duhet të kërkojë për zëvendësuesin e tij në merkaton e janarit. /i.m /abcnews.al