Është proceduar penalisht 34-vjeçari Neritan Alushaj, pasi u kap duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara.
Gjatë këtij aksioni nga policia e Sarandes janë sekuestruar 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Njoftimi:
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 1 shtetas po transportonte nga Tirana në Sarandë, mallra të kontrabanduara, me qëllim shitjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë goditën këtë rast paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 34 vjeçarin, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe se po transportoheshin me qëllim shitjen me pakicë, në qytetin e Sarandës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/