“Lumë” largimesh nga Vllaznia, nga “Kuqeblutë” ikën edhe anësori i mbrojtjes

schedule16:16 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 16:16 - 21 Dhjetor, 2023

Ardhja e teknikut Qatip Osmani, në krye të “Kuqebluve” të Vllaznisë ka “trazuar” jo pak “ujërat”, te këta të fundit, teksa pas largimeve, të dy maqedonasve, atij të mbrojtjes, Konstantin Cheshmedijev dhe anësorit të sulmit, Darko Dodev, këtë të enjte një tjetër lojtar i ka dhënë më herët se ç’duhej skuadrës.

Bëhet fjaël për mbrojtësin e krahut të djathtë të fushës, Redon Dragoshi, me 23-vjeçarin, që u transferua te Vllaznia gjatë merkatos së verës, si një lojtar i lirë, nga “Verilindorët” e Kukësit, por nuk arriti kurrë të kthehej në një protagonist te “Kuqeblutë”, duke u larguar kështu nga skuadra, vetëm pas 6 ndeshjesh të zhvilluara.

Njoftimi për ndërprerjen e bashkëpunimit, me anësorin e mbrojtjes erdhi nga vetë klubi, me këta të fundit, që njoftuan tifozët e tyre me anë të një postimi, në profilin zyrtar të klubit, në rrjetn social, “Facebook”, ku raportuan se Dragoshi është futbollisti i tretë që largohet nga “Kuqeblutë”, pa filluar ende merkato e dimrit. /i.m /abcnews.al

Njoftimi i plotë i klubit: