Me fillimin e pjesës së dytë të sfidës, “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur të dyfishojnë shifrat në çerek-finalen e EFL Cup, ndaj “Çekanëve” të West Ham, që po zhvillohet në “mitikun” anglez, “Anfield Road”.
Një aksion fantastik i djemve të Jurgen Klopp është finalizuar më së miri nga talenti i akademisë, Curtis Jones, i cili pasi merr bukur krahun pas një pasimi të Nunez dërgon topin, me një diagonale perfekte, në rrjetën e portierit Areola. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al