Piotr Zielinski është vendosur në qendër të merkatos, ku Juventus dhe Inter kërkojnë shërbimet e tij.
Kontrata e polakut me Napoli skadon më 30 qershor dhe lojtari përfaqëson në mënyrë perfektë identikitin e lojtarit që bardhezinjtë kërkojnë. Në pjekuri të plotë, ai ndërthur sasinë thelbësore për rolin me cilësonë.
Ai ka një pagë prej rreth 3 milionë euro neto dhe paga e tij është brenda mundësive të bardhezinjve. Zielinski e njeh mirë Giuntolin, drejtorin sportiv të Juventusit, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Napolit.
Kërcënimi i madh për “Zonjën e Vjetër” është Interi. Marotta, një ekspert i transferimeve me parametra zero, ka kohë që e vrojton mesfushorin polak dhe është gati të bëjë lëvizjen e madhe për ta sjellë në Milano./h.ll/abcnews.al