Pas afro dy vitesh, në drejtimin e skuadrës së Nottingham Forest, tekniku uellsian Steve Cooper i ka dhënë fund “aventurës” së tij, në krye të 2 herë fituesve të UEFA Champions League, me bordin, që vendosi të shkarkojë 44-vjeçarin, pas 7 ndeshjeve pa fitore, në kampionatin anglez të futbollit, Premier League.
Ish-tekniku i Kombëtares U17 të Anglisë u emërua në krye të klubit, më 21 shtatorit të vitit 2021 dhe ishte padyshim protagonisti absolut në rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit anglez, pas plot 23 vitesh mungesë e përsa i përket bilancit në plot 108 ndeshje në krye të klubit, Cooper regjistroi plot 42 fitore, 27 barazime e 39 humbje.
Tashmë, në krye të skuadrës së Nottingham Forest do të vijë tekniku portugez Nuno Espirito Santos, me 44-vjeçarin portugez, i cili u larguar në muajin nëntorin, nga kampionët në fuqi të Arabisë Saudite, Al-Ittihad, pas mosmarrëveshjeve të shumta, që pati me “yllin” ekipit, Karim Benzema.
Ndërkaq, kujtojmë se “luzitani” është një trajner që e njeh mjaft mirë kampionatin anglez duke qenë se në të kaluarën ka pasur një përvojë shumë pozitive me Wolverhampton, klub të cilin e drejtoi për 4 vit, si dhe në sezonin 2021-2022 mori në dorë edhe “frerët” e stolit të Tottenham, por nuk përsëriti të njëjtin sukses si tek “Ujqërit”. /i.m /abcnews.al