VIDEO/ Shpërthen vullkani në Islandë, mijëra banorë u evakuuan

schedule08:07 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 08:07 - 19 Dhjetor, 2023

Një vullkan shpërtheu vonë të hënën në jugperëndim të Islandës, duke nxjerrë llavë dhe tym në një zonë të gjerë pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh. Shpërthimi në gadishullin Reykjanes filloi rreth orës 22:00. sipas kohës lokale, pas një tërmeti, tha në një deklaratë Zyra Meteorologjike Islandeze.

Zyra raportoi se shpërthimi ndodhej afër Hagafell, rreth 3 kilometra në veri të qytetit të Grindavík. Në një deklaratë të martën, qeveria e Islandës tha se pjesa e çarjes është pothuajse 4 kilometra e gjatë. Siç raportohet, ky është shpërthimi i katërt në zonë që nga viti 2021 dhe më i madhi deri më tani.

Nga frika e shpërthimit të vullkanit, autoritetet muajin e kaluar evakuuan afro 4,000 banorë të qytetit të peshkimit Grindavik dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon aty pranë. Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik aty pranë i Reykjavikut mbetet i hapur, megjithëse me vonesa të shumta.

Megjithëse shpërthimi nuk pritet të ndikojë në zonat e populluara, po lëshon gazra të konsiderueshëm toksikë, tha Bordi Turistik Islandez. “Njerëzit këshillohen që të mos vizitojnë vendin e shpërthimit, ndërsa shkencëtarët vlerësojnë situatën,” shtoi Bordi Turistik./abcnews.al