Dëmtime dhe rikthime “big”, situata te Real Madridi

schedule15:23 - 18 Tetor, 2019

schedule 15:23 - 18 Tetor, 2019

Zinedine Zidane do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa Lucas Vazquez, Luka Modric dhe Gareth Bale për ndeshjen në transfertë kundër Mallorca këtë fundjavë. Që të tre lojtarët mungojnë për shkak dëmtimi.

Modric dhe Bale vuajnë nga lëndimet që pësuan gjatë ndeshjeve me kombëtaret dhe më shumë mundësi nuk do të jenë gati për ndeshjen e radhës. Gjithsesi ka edhe lajme pozitive për madrilenët.

Toni Kroos, Raphael Varane dhe Thibaut Courtois janë shumë pranë rikthimit. Lojtarët janë stërvitur me ekipin ditën e sotme, duke dhënë shenja pozitive në fushë. Gjithashtu mbrojtësi Victor Chust u stërvit me ekipin e parë dhe trajneri Zinedine Zidane mori sinjale pozitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!