Një avion u përplas me linjat e energjisë elektrike në Oregon të SHBA, duke shkaktuar 3 viktima.
Shërbimet e urgjencës të qarkut Polk morën raportin për rrëzimin e avionit rreth orës 16:55, tha Departamenti i Policisë në një deklaratë të postuar në mediat sociale.
Policia tha se hetimi fillestar zbuloi se përplasja me linjat elektrike shkaktoi zjarr dhe një ndërprerje të energjisë në komunitet rreth 12 milje (19.3 kilometra) në jugperëndim të Salem.
Pacific Power raportoi se të paktën 375 klientë ishin pa energji elektrike në Independence pas rrëzimit, raportoi Stateman Journal. Policia dhe Administrata Federale e Aviacionit po hetojnë ngjarjen ndërkohë që shkaku i mundshëm i aksidentit dhe emrat e të ndjerëve nuk janë bërë të ditur menjëherë.
/abcnews.al