Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç iu drejtua publikut pas shpalljes së rezultateve preliminare, sipas të cilave, lista “Serbia” nuk duhet të ndalet” fitoi 46.7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.
“Lista ‘Serbia nuk duhet të ndalet’ do të ketë shumicë absolute në parlament“, tha ai. Vuçiç shprehet optimist edhe për rezultatin sa i përket Beogradit, ku deri më tani kryeson me 38.5 për qind.
Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka marrë 46.6 për qind të votave, që nënkupton 129 mandate, sipas sondazheve të Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci. Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 mandate.
Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, me 6.9 për qind apo 19 mandate. Sipas sondazheve, nga listat e komuniteteve, Shaip Kamberi ka siguruar mandatin e komunitetit shqiptar, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë 6 mandate, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tri mandate dhe një Partia Ruse./abcnews.al