Këtë të dielë u zhvillua edhe prezantimi i Kupës së re të Botës për Klube, që do të nisë në qershor 2025, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dha komentin e tij për atë që do të jetë kompeticioni i ri global.
“Klubet luajnë një rol themelor në futbollin botëror. Kupa e Botës për Klubet FIFA 2025 do të jetë një moment historik i rëndësishëm për t’u ofruar klubeve nga të gjitha konfederatat skenën të duhur për të shkëlqyer në nivelet më të larta të lojës. Do të jetë një garë e hapur e bazuar në meritat sportive, që do të luajë një rol jetik në përpjekjet tona për ta bërë futbollin vërtetë global”,- u shpreh kreu i FIFA-s.
Katër skuadra afrikane do të marrin pjesë në garë: tri fituesit e CAF Champions League dhe një sipas renditjes. Të njëjtat kritere të vlefshme edhe për Azinë dhe Amerikën Veriore dhe Qendrore.
Nga Evropa do të jenë 12 skuadra pjesëmarrëse, katër fituesit e fundit të Champions League dhe tetë skuadrat më të mira në renditje. Mes tyre edhe Interi, zyrtarisht skuadra e parë italiane që kualifikohet në Kupën e re të Botës për Klube. Gjashtë skuadra të Amerikës së Jugut janë gati të marrin pjesë, katër fituesit e fundit të Libertadores dhe dy skuadrat më të mira në renditje, si dhe një ekip që do të vijë nga Oqeania. /i.m /abcnews.al