Kosova shkëlqen në Xhudo, “Dardanët” dalin me 4 medalje nga Kampionati i Hapur Evropian

schedule19:16 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 19:16 - 16 Dhjetor, 2023

Kosova vijon të korrë suksese në sportin e xhudos në aktivitet ndërkombëtare. Katër medalje kanë fituar xhudistët e Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot në Prishtinë. Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Kosova u prezantua me këta katër xhudistë në ngjarjen që për herë të parë e organizon Unioni Evropian i Xhudos. Europiani i Hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në kategorinë deri 57 kilogramë.

Evropiani në Prishtinë ishte ngjarje suksesi dhe ka dëshmuar se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror, ku madje dhe organizimi është vlerësuar me nota maksimale nga përgjegjësit e Unionit Evropian të Xhudos. /i.m /abcnews.al