SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun Lefter Alla
Ndërkohë mësohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse gjendet fajtor do të vuajë dënimin 2 vite e katër muaj burg dhe dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërsa për Enkeleda Lleshi SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg. Ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar 2 vite dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnje funksion publik.
Sakaq për Rubin Kolën është kërkuar 2 vite burg, me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-kryebashkiaku Alla shfrytëzoi postin e tij si kryebashkiak, duke favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.
/abcnews.al/