Festat i kanë ndërruar fytyrën Shkodrës. Anë e mbanë qyteti është ndriçuar e zbukuruar. Thuajse çdo mbrëmje aty gjen festë, muzikë të mirë dhe sigurisht mikpritjen e veçantë Shkodrane.
Fëmijët kanë hapësirat e tyre. Lodra, pista patinazhi e tren që përshkon çdo cep ku festohet e gëzohet. Rudin Beka, nënkryetar i Bashkisë Shkodër thotë se këtë kohë qyteti po vizitohet nga turistë të shumtë.
Gzo n`Shkodër, kështu të ftojnë shkodranët, në qytetin e tyre këtë fundivit, që siç duke i ka të tana ngjyrat e festave.
/abcnews.al/

