Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime në trup dhe kokë

schedule22:50 - 11 Qershor, 2026

schedule 22:50 - 11 Qershor, 2026

Një fëmijë 4-vjeçar është dëmtuar pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese në fshatin Vinçan, Korçë. sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Burime mjekësore bëjnë me dije se, për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!