Ish-ministri I drejtësisë Aldo Bumçi ka dhënë sqarime si dëshmitar në procesnin që po mbahet në gjykatën e posaçme ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin në Gërdec. Në seancën e sw enjtes Ish-ministri Bummcci ka dëshmuar për një faks të vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa dokumenti bëntë fjalë për dhënie mendimi nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec. Bumçi mohoi që shkrimi të ishte I tiji, ndërsa pranoi se kishte zhvilluar në shkurt të 2007-tës dy takime në zyrën e tij me Shklëzen Berishën, por vetëm për qëllime politike.
“Sa i takon marrëdhënies me Shkëlzen Berishën, patjetër që njihemi, mund të them se nuk ka qenë diçka miqësore por politike. Mund të ketë ardhur dy herë në zyrën time në shkurt të 200-tës dhe ka qenë periudhë fushate elektorale. Diskutimet me të kanë qenë vetëm të këtij formati, politike e fushate. Berisha nuk punonte në Ministrinë e Mbrojtjes, ç’duhej emri i tij në shkresë. Kam bërë kallëzim penal që në 2008 për këtë çështje, ai nuk është shkrimi im”.
Në seancën e së enjtes dëshmuan edhe ish-sekretarja e ministrisë së Drëjtësisë si dhe ish-këshilltari i Ftamir Mediut. Ndërsa shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqit në seancën e së enjtes dhe sipas prokurorisë ai nuk jeton më në adresën e deklaruar dhe për këtë do të kryhet një njoftim i dytë në adresën e re të banimit.
Në seancën e radhës përveç Berishës do të thirren edhe 7 dëshmitarë të tejrë për të dhënë dëshminë . Seanca e radhës do të mbahet me 27 dhjetor, në të njëjtën ditë që në gjykatën e lartë zhvillohet seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit të Sali Berishës ka depozituar për prishjen e vendimit të 3 marsit që I la vulën partisë zyrtare demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha.