TIRANË- Të përjashtuarit e grupit të Foltores nuk i ndahen kaosit, por kësaj radhe jashtë dyerve të Kuvendit.
Ata kanë tentuar të hyjnë në sallën plenare, me argumentin se kanë mbledhje grupi.
Deputeti Flamur Noka, por edhe kolegë të tij në kaosin e krijuar kanë thyer xhamin e derës kryesore të Kuvendit.
“Hape derën”, dëgjohen thirrjet e deputetëve drejtuar gardës, e cila është rreshtuar në dyert e Kuvendit për të mos lejuar të përjashtuarit të hyjnë në sallë./ abcnews.al