Taylor Swift shkoi në një gala bamirësie për Palestinën, izraelitët e sulmojnë

schedule21:35 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 21:35 - 13 Dhjetor, 2023

Reagime të forta ka shkaktuar në Izrael mbështetja e Taylor Swift për popullin e Palestinës.

Këngëtares iu bashkua Selena Gomez dhe Cara Delevingne në një ngjarje bamirësie të organizuar në Brooklyn nga komediani egjiptian Rami Youssef për të mbledhur para, të cilat do të shkojnë për Ndihmën Amerikane për Refugjatët në Lindjen e Afërt.

Organizata bamirëse në fjalë filloi punën e saj në vitin 1968 dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje politike apo fetare me Palestinën apo shtete të tjera.

Siç deklarojnë në faqen e tyre zyrtare, qëllimi është “ngritja e fondeve për ndihmë të menjëhershme emergjente, por edhe për organizatat e shëndetësisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik”.

Pavarësisht pretendimeve të organizatës se nuk ka lidhje politike apo fetare me popullin e Palestinës, OJQ “Monitor” e cilëson atë si tejet politike.

Siç thekson “Monitor”: “Raportet dhe buletinet e ANERA-s paraqesin një pikëpamje shumë të njëanshme të konfliktit, duke injoruar çdo përgjegjësi palestineze për vështirësitë dhe duke kontribuar në demonizimin e Izraelit, sipas Strategjisë Durban 2001”.

Deri më tani, shumë OJQ që kanë mbështetur edhe një herë Izraelin në konfliktet e tij me Palestinën kanë shprehur kundërshtimin e tyre të fortë ndaj ngjarjes bamirëse në fjalë.

Megjithatë, shumë e kundërshtuan Taylor Swift në rrjetet sociale, duke e akuzuar atë për mbështetjen e “anës së gabuar” dhe “kontribuimin në demonizimin e Izraelit“.

Shumë nga komentet e publikut në Twitter i referohen këngëtares me terma ofendues, me disa që pretendojnë se ajo është “injorante për atë që disa izraelitë kaluan në duart e Hamasit“. Madje të tjerë thonë që do e bojkotojnë./abcnews.al