Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi sot, me rastin e samitit të liderëve të BE-së me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, se zgjerimi i BE-së është një investim në “paqe, siguri. dhe progres”.
Borrell vuri në dukje se samiti i ardhshëm në Bruksel është “takimi më i rëndësishëm” i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtë vit, duke theksuar se samite forcon lidhjet e bllokut me rajonin dhe përmirëson bashkëpunimin për çështjet e jashtme dhe të sigurisë.
Borell tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Bashkimin Europian.
/abcnews.al