Korca ka marrë nurin e festave!
Për Krishtlindjen dhe vitin e ri qyteti që është zbukuruar në çdo rrugicë do të pres vizitorë të shumtë.
Operatorët turistikë thonë se bujtinat dhe hotelet janë të gjitha të rezervuara.
Edhe në fshatrat përreth qytetit dhomë bosh mund të gjesh vetëm nëse je me fat.
Juglindja në dimër preferohet më shumë nga shqiptarët të cilët e zgjedhin për qetësinë dhe sigurisht natyrën.
Për të shmangur trafikun drejt Korcës që kryesisht rëndohet në Elbasan, policia ka shtuar masat për ditët e festave.
Disa rrugë janë kthyer me dy sense lëvizjeje ndërsa do te kete monitorime ne cdo aks.
Masat e nderrmara nga drejtoria vendore e policise elbasan do te jene ne fuqi deri ne fund te muajit dhjetor.