Beleri, BE ‘i tërheq’ veshin Athinës/ Stano: Çështjet dypalëshe, jo në nivel unioni

schedule13:36 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 12 Dhjetor, 2023

Bashkimi evropian ka treguar qartë qëndrimin e tij në lidhje me mosmarrëveshjet Tiranë-Athinë për çështjen e Belrerit: Greqia nuk duhet të bllokojë procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një intervistë për mediat greke ka deklaruar se  unioni nuk ndërhyn në mosmarrëveshje dypalëshe,

 “Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat”

Sipas Stanos, të dyja shtetet zotërojnë institucionet përkatëse për t’i dhënë zgjidhje.

“Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit” 

Gazeta, “Kathimerini” duke cituar burime zyrtare njoftoi se gjermani edhe Spanja  po i ushtrojnë presion athinës që mos të bllokojë hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!