Një skenar interesant merkatoje vjen nga Gjermania. Manchester United dhe Real Madrid mund të shkëmbejnë dy lojtarë mes tyre. Aktorët janë Paul Pogba dhe Toni Kroos.
Gjermani është i preferuari i United për mesfushën. Bild raporton se “Djajtë e Kuq” ofrojnë 67 milionë euro për kartonin e mesfushorit. Reali mund të pranojë, por me kushtin që të ketë mundësinë e blerjes së francezit.
Operacioni i dyfishtë mbetet i komplikuar, por United e ka hedhur hapin e parë. Oferta për 29-vjeçarin gjerman është gati, teksa shumë shpejt mund të rinisin negociatat në lidhje me transferimin e Pogba në kryeqytetin spanjoll. /abcnews.al