Rakia është një nga pijet tradicionale më të vjetra në Shqipëri. E konsideruar si pija e burrave, rakija është pjesë e trashëgimisë sonëkulturore, ndërsa qëllimi është që tradita të ruhet në brezat e rinj.
Tradita e prodhimit të rakisë është ruajtur me fanatizëm ndër shkekuj në familjet shqiptare. Janë disa faktorë që e lidhin Shqipërinë me prodhimin e kësaj pije alkoolike.
“Shqipëria është një zonë që prodhohen shumë fruta, ka pasur gjithmonë një prodhim të lartë të rrushit dhe kjo ka sjellë edhe prodhimin e rakisë.”
Rakia është simbol i mikpritjes shqiptare. Ajo është prezente në ceremoni të ndryshme, duke filluar nga lindja, dasmat dhe funeralet. Ajo që e identifikon është kazani.
“Kazani është një element mjaft i rënmdësishëm. Ne prodhimin e rakisë e lidhim me kazanin e gjyshit në fshat. Është më e thellë se kaq. E njëjta metodologji që prodhon rakinë me kazan, përdoret edhe për të prodhuar parfumin.”
Kjo pije mjaft e dashur për shqiptarët prodhohet nga veriu në jug, ndërsa janë disa zona që bëjnë diferencën për cilësinë e saj.
“Zonat e jugut, Përmeti, Skrapari ka rakinë e mirë.”
Prodhuesit e rakisë thonë se kjo pije identifikon Shqipërinë dhe tradita duhet të ruhet.
“Turistët kur vinë thonë, Shqipëria-rakia. Nuk duhet të shihet si pije alkoolike, që pihet një dopje, në mëngjes, e në darkë, të teprohet. Rakia për shqiptarët është edhe si ilac.”
“Duhet të jetë pak e fortë rakia. Turistët thonë se është shumë e fortë, por kur shkojnë te gota e tretë thonë është shumë e mirë.”