Policia në Londër do të ofrojë më shumë mbrojtje për komunitetin hebre në qytet gjatë festivalit Hanukkah. Policët do të shtojnë patrullat dhe kontrollet në aktivitetet e këtij festivali për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, e rritjes së urrejtjes kundër hebrenjve në Britani.
Në një deklaratë, policia tha se komuniteti hebre do të shohë më shumë policë nëpër lagje dhe bizneseve, shkollave e vendeve fetare, raportoi SkyNews.