Mund të luaj, në krahun e majtë të mbrojtjes, por padyshim di si të shënojë “eurogola”, me “pistonin” e krahut të majtë të “Zikaltërve” të Inter, Federico Dimarco që fitoi golin e muajit nëntor në Serie A.
Goli i shënuar nga anësori i mbrojtjes së nënkampionëve të Evropës, në ndeshjen e mbrëmjes së 12 nëntorit, kundër skuadrës së Frosinone ishte më i votuari nga tifozët në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Serie A.
Goli i shënuar në distancë bëri Federico Dimarco të fitonte garën, pikërisht kundër “bomberit” shqitpar të Frosinone, Marvin Çunit, me shqiptarin që realizoi një gol spektakolar ndaj skuadrës Empoli më 6 nëntor, teksa çoi me thembër topin, gjatë një goditjeje fluturimthi, në portën e Etrit Berishës. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i Serie A: