Nelson Hysa kërkon fitoren e 14-të në boksin profesionist, këtë herë në “York Hall” të Londrës. “Gjiganti” shkodran do të përballet me boksierin nga Venezuela, Luis Jose Marin Garcia, për të ruajtur serinë e pathyeshmërisë. Kundër një kundërshtari tepër të fortë.
Pak ditë pasi mbrojti titullin e tij WBC për peshat e rënda, boksieri kuqezi do të jetë pjesë e një tjetër aktiviteti të madh, këtë herë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Britaninë e Madhe. Shkodrani do të sfidojë numrin 1 të Venezuelës.
Garcia numëron 13 fitore, prej të cilave 9 me KO. Në anën tjetër, Hysa është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Në 13 ndeshjet e tij njeh vetëm fitore, ndërkohë që 11 suksese i ka regjistrua me “knock out”. /i.m /abcnews.al