“Corriere della Sera” bën një pasqyrë të situatës së Mike Maignan. Francezi, i cili u rrit në ekipin e të rinjve të PSG-s, ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2026 dhe përfiton 2.8 milionë euro. Sigurisht një shifër që nuk është e duhura për një portier si ai.
Milan në teori nuk do të donte ta privonte veten para tij. Furlani dhe Moncada kanë nisur tashmë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe kanë gjetur gatishmërinë e lojtarit për të qëndruar në një qytet dhe në një ekip ku ai ndihet i dashur. Megjithatë, duhet gjetur një gjuhë e përbashkët në lidhje me pagën e tij, pasi rrethi i francezit kërkon 8 milionë euro, një shifër tepër e lartë për Milanin.
Maignan ka dhe kërkesa nga skuadrat e mëdha. Verën e kaluar Chelsea kishte interes për të, por nuk ndodhi asgjë pasi kuqezinjtë kërkuan 100 milionë euro për të.
Tashmë Bayern Munich është në pole position për të, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Neuer. Manchester United gjithashtu ka shfaqur interes për portierin francez, por edhe Chelsea që ende nuk ka hequr dorë./h.ll/abcnews.al