Gjeli i detit kushton më shumë këtë dhjetor.
Në Peqin, që njihet si shtëpia e këti shpendi, çmimi është afro 200 lekë më shumë për kilogram se një vit më parë.
Fermerët të cilët merren me mbarshtrimin e gjelit të detit thonë se janë detyruar të rrisin çmimet për shkak të kostove të larta.
Pavaresisht shtrenjtimit thuajse te gjithe shpendet i kane te porositura.
Tregojnë se është e mundimshme t`i rrisësh e mbash.
Fermerët thonë se tegojnë kujdes të veçantë për ushqyerjen e gjelave të detit duke përdorur kullotat natyrale.
Të martën në Peqin u mbajt edhe një panair, ku përveç fermerëve të pranishëm ishin edhe Presidenti begaj dhe kryetari bashkisë.
Në Peqin e fshatrat përreth për cdo vit mbarshtrohen mbi 27 mijë gjela deti./abcnews.al