Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Subvencionet, fluksi shtyn afatet e aplikimit/ Korçë, 7 mijë fermerë aplikuan për pagesat direkte sipas sipërfaqes

schedule14:38 - 30 Qershor, 2026

schedule 14:38 - 30 Qershor, 2026

Fluks i lartë i aplikimeve nga fermerët për skemat mbështetëse në Qarkun e Korçës ka detyruar autoritetet të shtyjnë afatin e dorëzimit të dokumenteve deri më 6 korrik.

Vetëm në skemën e pagesave direkte sipas sipërfaqes, deri tani kanë aplikuar rreth 7 mijë fermerë, ndërsa interesi i shtuar në ditët e fundit ka sjellë edhe nevojën për më shumë kohë për përpunimin e aplikimeve dhe plotësimin e dokumentacionit.

Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, një pjesë e aplikuesve nuk kishin përfunduar ende dokumentet e nevojshme, ndërsa vetë fermerët kanë kërkuar shtyrje për shkak të angazhimeve në sezonin bujqësor.



Rritje të aplikimeve ka pasur edhe në skemat e blegtorisë, si pasojë e ndryshimit të kritereve që lidhen me numrin e krerëve, duke zgjeruar mundësinë e përfitimit për më shumë blegtorë.

Deri në këtë fazë, në të gjitha skemat mbështetëse kanë aplikuar mbi 8 mijë fermerë në Qarkun e Korçës, ndërsa autoritetet presin që numri të rritet deri në mbylljen e afatit të ri, më 6 korrik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!