Lavrov: Krijimi i Këshillit të Kaspikut do të forconte bashkëpunimin rajonal

schedule15:30 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:30 - 5 Dhjetor, 2023

“Krijimi i Këshillit Kaspik mund të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim me diplomatët më të lartë të Azerbajxhanit, Iranit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit, shkruan Tass.

“Sot mund të themi me siguri se bashkëpunimi në rajonin e Kaspikut ka arritur një nivel të lartë, por nevojiten përpjekje shtesë për të përmirësuar cilësinë e ndërveprimit pesëpalësh dhe për të forcuar themelet e tij në nivel ndërkombëtar”, theksoi Lavrov.