Një aksident ndodhi në aksin Fier-Patos mëngjesin e së hënës, ku një automjet tip Benz u përplas me një autobus. Për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i Benzit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja Valbona Davidhi, duke iu referuar ekspertizës paraprake të policisë, raportoi live nga vendi i ngjarjes se ka qenë mjeti tip Benz që i ka prerë rrugën autobusit për të hyrë në një rrugë dytësore.
Drejtuesi i autobusit, Ajet Toska theksoi për ABC News se mjeti ishte plot me pasagjerë, mes të cilëve edhe nxënës. Ai theksoi gjithashtu se drejtuesit e mjeteve neglizhojnë rregullat e qarkullimit.
“Kam 30 e ca vjet shofer. Kam bërë edhe linja të tjera. Shumë problematike. Mjeti ishte plot me njerëz, pasagjerë dhe nxënës.”, theksoi ai duke shtuar se ishte në rrugën kryesore kur Benzi i preu rrugën.