Protesta, jepet masa e sigurisë për Klevis Balliun dhe 9 banorët e tjerë të Unazës së Re

schedule11:54 - 16 Tetor, 2019

schedule 11:54 - 16 Tetor, 2019

Gjykata Penale e Tiranës dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për 10 personat, të cilët u arrestuan pas protestës që u zhvillua në Unazën e Re të dielën. Ata janë Kujtim Ylli, Bajram Noka, Benard Nezha, Safet Maksuti, Ruzhdi Maqinaj, Artan Muçmata, Dritan Noku, Andi Sharra dhe Agron Thaçi ndërsa mes tyre është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Prezent në seancë ishin edhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike.

“Do të vazhdojë protesta e tyre sepse është e ligjshme. Kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë dhe faktin që janë përpjekur ti akuzojnë për bllokim rrugës është përgjegjësi e policisë sepse duhet të kishte arrë masa. E drejta e tyre është e shenjtë dhe do të triumfojë. Koha mund të jetë sot e batakçinjve dhe mashtruesve, por e drejta është e shqiptarëve”, tha ish-deputeti Flamur Noka në përfundim të seancës gjyqësore.

Ndërkohë jashtë gjykatës qëndronin një numër i madh qytetarësh dhe banorësh të Unazës së Re. Policia e rendit mori masa dhe u bllokuar hyrja e gjykatës, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrjes së banorëve të Astirit.

Të arrestuarit u ndaluan pas protestës që u zhvillua të dielën në Unazën e Re. Në atë tubim, protestuesit bllokuan një aks të rrugës, ndërsa për disa momente pati edhe tensione me policinë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!