Denoncimi/ Babai nga Librazhdi kërkon vajzën 25-vjeçe: Ka ikur nga shtëpia

schedule10:14 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 10:14 - 3 Dhjetor, 2023

Një baba nga Librazhdi ka bërë denoncim në polici, pasi e bija 25-vjeçe është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së saj.

Sakaq, policia po punon për gjetjen e vajzës, në mënyrë që ajo të kthehet te familjarët.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al