Pandemia e Covid shtoi abuzimin me antibiotikët. Sipas mjekëve përdorimi u rrit jo vetëm në spitale, por dhe nga pacientët në shtëpi duke bërë që mikrobe të ndjeshme ndaj tyre të shfaqin rezistencë.
Infeksionistët ngrenë shqetësimin se pas pak vitesh kjo do të vështirësojë trajtimin e sëmundjeve që më parë mund të kuroheshin shumë thjeshtë.
“Përdormi i antibiotikëve sidomos vitet e fundit ka pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe kjo është gjë e konfirmuar si nga eksperienca jonë dhe na instat kur shikohet se numri i antibiotikeve që janë futur në Shqipëri ka trend rritje. Problem botëror ku shihet mikrobet e ndjeshëm ndaj antiviotikëve kanë filluar të kenë një farë rezistence. Pas pak vitesh ne do jemi shumë më tëper në vështirësi për të trajtuar një mikrob që para disa vitesh mund ta trajtonim me preparate të gjeneratave të vjetra.”
Pandemia ka përfunduar, por ajo tregoi se gjithmonë mund të rrezikohemi nga sëmundje infektive emergjente.
Ndërsa Covid është ende mes nesh mjekët i bëjnë thirrje autoriteteve të përditësojnë protokollet e mjekimit ndërsa qytetarëve t’i kushtojnë vëmendje rregullave të parandalimit.
“Do kemi herë pas here valë të kësaj sëmundje siç mund të kemi dhe të infeksioneve të tjera që mund të rrezikohemi nga infeksione të tjera emergjente, jemi në prag të sezonit të dimrit kështu që është shumë e nevojshme që ato mësimet që nxorrëm rregullat e parandalimit të transemtimit rritja imunitetit të popullatës vaksinimi me dozat mbështetëse sidomos për grupet në risk të gjitha janë mësime që duhet t’i kemi vath në vesh për vete por dhe opinionin publik pjesë e kesaj përgatitje është edhe përditësimi i protokolleve të mjekimit, ka prurje të reja edhe në drejtim të sekmave të mjekimit bëjnë të mundur që ky infeksion të mjekohet në kohë dhe të mos japë komplikacionet që mund të jenë dhe rrezikuese për jetën pra kjo do jetë dhe një htirrje per instituconet që të marrin masa sipas rekomandimet e OBSH që këto përgatese te jenë të gathsme dhe të disponusheme ne tretun garmaceutik shqiptar dhe sistemin shëndetësor shqipar”
Për të diskutuar rreth mësimeve të nxjerra nga pandemia e Covid mjekë nga I gjithë vendi u mblodhën në konferencën kombëtare të sëmundjeve infektive që u zhvillua në Tiranë.