Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, i ka thurur elozhe trajnerit të tij, Antonio Conte, për mënyrën sesi ky i fundit drejton skuadrën dhe marrëdhënien që ka me lojtarët. Në fjalën e tij për “SkySport Italia”, Godin u shpreh:
“Me Conten, mëson çdo ditë. Ai është si një trajner i ri për të gjithë ne. Këtu jemi disa lojtarë me shumë eksperiencë, por po mësojmë dita-ditës gjëra të reja, vetëm nga idetë dhe fjalët që Conte thotë. Për mua, është një trajner fenomenal dhe ka një pikëpamje për futbollin si askush tjetër.
Heroi im i parë është Enzo Francescoli, por Puyol te Barcelona ishte i pabesueshëm. Ai na tregoi se futbolli luhet thjeshtë dhe për një kohë të gjatë, mjafton të kesh dëshirën dhe vullnetin për të arritur gjëra të mëdha. Është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë të gjitha kohërave”, tha mes të tjerash Godin./abcnews.al