Ndeshja mes finlandezëve të Helsinki dhe skocezëve Aberdeen e zhvillluar në Finlandë në kuadër të fazës së grupeve të Conference League, u luajt nën reshjet e dendura të dëborës. Tifozët miq ishin ata të cilët u argëtuan më tepër nga kushtet atmosferike, të cilat i shfrytëzuan për t’u bërë protagonist.
Në një moment gjatë pjesës së parë, tifozët e ardhur nga Skocia nisën të godisnin me topa bore portierin e Helsinkit duke detyruar arbitrin nga Kosova, Genc Nuza të ndërpriste ndeshjen për disa minuta.
Në fraksionin e dytë, ndeshja u ndal sërish këtë herë pasi reshjet e borës u shtuan dhe arbitri Nuza e ndërpreu sfidën për një kohë më të gjatë derisa fusha u rikthye sërish në normalitet. Në fund ndeshja mes Helsinkit dhe Aberdeen përfundoi me shifrat 2-2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI MOMENTIN:
View this post on Instagram