Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Mediat në Kosovë raportojnë se personi në fjalë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më herët, pasditen e së premtes në pranga ranë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli dhe Granit Plava.
Dyshohet se bashkëshorti i viktimës ka porositur vrasjen dhe inskenuar grabitjen. Sipas mediave në Kosovë, Granit Plava ka deklaruar se Naim Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për të kryer krimin.Liridona Murseli u vra me armë mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në makinë me burrin dhe dy fëmijët.
Bashkëshorti i saj pretendoi se ata ishin zënë pritë nga disa grabitës dhe më pas kishin qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur 33 vjeçaren. /abcnews.al