“Kemi një ekip të fortë”, Ramadani flet për shortin: Dua Gjermaninë, Italinë e Zvicrën

schedule18:56 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 18:56 - 1 Dhjetor, 2023

Pas një mungese për shkak të numrit të kartonave, “shkatërruesi” i mesfushës, së italianëve të Lecce dhe Kombëtares sonë, Ylber Ramadani rikthehet këtë fundjavë, në skuadër për sfidën e rëndësishme të kampionatit italian të futbollit, ndaj Bologna.

Siç e do zakoni, para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, në të cilën i pranishëm ishte edhe 27-vjeçari i mesfushës, nga ku foli edhe për shortin e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, i cili do të hidhet pasditen e së shtunës, në orën 18:00.

“E pashë në shtëpi ndeshjen me Verona-n. Loja do të kishte shkuar ndryshe nëse do të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, por një pikë është më mirë se asgjë. Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, në të cilën duhet të marrim pike. Atmosfera është gjithmonë pozitive te Lecce.

Ne jemi gjithmonë të bashkuar, jemi një grup shumë kompakt. Nuk shohim se kush luan dhe kush jo, ne zbresim në fushë për të fituar. Kjo është e rëndësishme.

Shorti i Euro 2024? Do të më pëlqente një grup ku bëjnë pjesë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra. Por të shohim se çfarë do të na rezervojë shorti nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 lojtarë luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë gjë”,- tha “shkatërruesi” i mesfushës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!